Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetëra civilë të vrarë në sulmin e rebelëve në Republikën Demokratike të...

Dhjetëra civilë të vrarë në sulmin e rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos

Të paktën 80 civilë janë vrarë në një sulm të rebelëve në provincën Kivu Verior të Republikës Demokratike të Kongos (RDK), transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, gjatë një ceremonie funerali në fshatin Ntoyo të Kivut Verior, anëtarët e grupit rebel Forcat e Aleancës Demokratike (ADF) nisën sulm të armatosur ndaj banorëve të fshatit.

Në sulm humbën jetën 80 persona ndërsa shumë persona u rrëmbyen nga forcat e ADF-së.

Në rajon, anëtarët e ADF-së shpesh rrëmbejnë njerëz për të kërkuar shpërblim.

Të paktën 52 civilë u vranë në sulmet e anëtarëve të ADF-së në provincën e Kivu Verior muajin e kaluar.

ADF, e cila filloi të vepronte në Ugandë dhe në Republikën Demokratike të Kongos në fund të viteve 1990-ta, u formua nga ish-anëtarë të lëvizjeve të tilla si Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Ugandës (NALU), Ushtria Çlirimtare Muslimane e Ugandës dhe Xhemati Teblig.

Thuhet se mijëra civilë janë vrarë dhe qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur në sulmet e ADF-së që nga viti 2014.

Exit mobile version