Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa në Kuds në ditën...

Dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa në Kuds në ditën e pestë të Ramazanit

Dhjetëra kolonë izraelitë të paligjshëm bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, në ditën e pestë të muajit të Ramazan, raportoi media palestineze të dielën, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, kolonët hynë në këtë zonë të ndjeshme dhe kryen rituale talmudike dhe provokuese në oborret e xhamisë nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Agjencia tha se ky inkursion i kolonëve është pjesë e një sërë masash të përsëritura izraelite “për të bërë ndryshime demografike në xhami dhe në Kudsin Lindor”.

Banorët palestinezë të Kudisit Lindor të pushtuar shpeshherë përballen me ngacmime gjatë bastisjeve të kolonëve, përfshirë sulme fizike ndaj besimtarëve dhe kufizime në qasjen në xhami.

Ramazani filloi të mërkurën në disa vende arabe dhe myslimane, përfshirë Palestinën.

Çdo vit gjatë Ramazanit, Izraeli vendos masa të shtuara sigurie në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rrethinë, duke imponuar kufizime të rrepta për qasjen e palestinezëve në Al-Aksa.

Policia izraelite lejoi për herë të parë hyrjet e kolonëve në kompleksin e xhamisë në vitin 2003, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të Departamentit të Vakëfeve Islame të Kudsit për t’i ndalur ato.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët në botë. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke pretenduar se aty kanë qenë dy tempuj hebrenj në kohët e lashta.

Palestinezët e shohin Kudsin Lindor të pushtuar, ku ndodhet Al-Aksa, si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, ndërsa Izraeli e konsideron Kudsin, përfshirë sektorin lindor dhe atë perëndimor, si kryeqytetin e tij.

Exit mobile version