Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetëra ra’keta lançohen nga Libani në Iz’rael pas vr’asjes së komandantit të...

Dhjetëra ra’keta lançohen nga Libani në Iz’rael pas vr’asjes së komandantit të lartë të He’zbollahut

Një breshëri raketash u lëshuan nga Libani jugor drejt pjesës veriore të Izraelit, transmeton Anadolu.

Radioja e ushtrisë izraelite raportoi se raketat u hodhën në drejtim të rajonit të Galilesë Perëndimore.

Ky është sulmi i parë që nga e mërkura, kur Izraeli vrau liderin e lartë të Hezbollahut, Fouad Shukr, në Bejrut.

Të paktën shtatë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë në atë sulm ajror, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.

Izraeli fajësoi Shukr-un për një sulm me raketa të shtunën që vrau 12 njerëz në qytetin Druze në në Lartësitë e Golanin të pushtuara nga Izraeli, megjithëse Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua për një “përgjigje të vërtetë” ndaj sulmit që vrau Shukr-un.

“Ne po planifikojmë një përgjigje reale dhe të llogaritur mirë, jo thjesht një përgjigje simbolike”, tha Nasrallah në një fjalim televiziv gjatë funeralit të Shukr-ut, duke shtuar:

“Hezbollahu do të rifillojë operacionet e tij të rregullta ushtarake kundër Izraelit të premten, të pavarura nga përgjigjja ndaj vrasjes së Shukr-ut”.

Frika është rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit të rezistencës libaneze mes një shkëmbimi disa mujor të zjarrit ndërkufitar.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e një sulmi izraelit në Rripin e Gazës, ku janë vrarë rreth 39.500 persona që nga tetori, pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Exit mobile version