Ballina Lajmet Dhjetëra viktima nga sulmet vetëvrasëse në Irak, kryesisht gra dhe fëmijë

Dhjetëra viktima nga sulmet vetëvrasëse në Irak, kryesisht gra dhe fëmijë

Të paktën 23 njerëz, duke përfshirë dhjetë gra dhe pesë fëmijë, u vranë në sulmet vetëvrasëse në Mosul të hënën, pas të cilave besohet se qëndron organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy kamikazë hodhën veten në ajër në mesin e disa civilëve të cilët po përpiqeshin të largohen nga qyteti i vjetër i Mosulit, deklaroi për AA, togeri Ahmed Al-Qasam Ubeidi. Ai tha se nëntë persona tjerë, u vranë në sulmet me raketa të kryera nga DEASH-i.

Në të njëjtën kohë, gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar në Mosul, janë vrarë “gabimisht” 15 ushtarë irakianë, konfirmuan autoritetet vendase.

Dikur qyteti i dytë më i madh i Irakut, sot paraqet vendqëndrimin më të madh të DEASH-it, ndërkohë forcat irakiane thanë se i njëjti do të jetë simbol i thyerjes së terrorizmit në vend.

Exit mobile version