Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhunës në një shkollë në Britani: 20 nxënës sulmojnë një vajzë të...

Dhunës në një shkollë në Britani: 20 nxënës sulmojnë një vajzë të re dhe askush nuk vjen për ta ndihmuar

Ky është momenti tronditës kur një grup prej 20 nxënësish sulmojnë një vajzë të re – derisa pranë gjenden disa njerëz të tjerë, të cilët as që provojnë të ofrojnë ndihmë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë pamjet e marra nga një telefon celular, të kapura në afërsi të shkollës katolike Cardinal Wiseman në një pjesë të Birminghamit ato që tregojnë se një nxënëse femër është goditur dhe rrëzuar në tokë.

Siç thuhet tutje, kanë qenë rreth 20 fëmijë në uniformë që e kanë rrethuar vajzën e pafuqishme kur ajo bërtet për ndihmë dhe bie në tokë.

Disa nga ta janë parë duke “valëvitur” telefonat e tyre në ajër ndërsa filmojnë rrahjet, por askush nuk përpiqet të ndërhyjë.

Ndërkohë Policia është thirrur për të ndërprerë këtë përleshje dhe tanimë janë duke hetuar rastin, nga i cili, deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version