Di Maio: Green Pass e vetmja mënyrë për të mos u mbyllur sërish

Luigi Di Maio

Pasaporta e gjelbër (Green Pass) ishte instrumenti i vetëm që të mos e ndalnim më motorin e ekonomisë sonë, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Jemi 86 për qind e italianëve që kemi marrë të paktën një dozë, vendet e tjera evropiane janë më prapa dhe për këtë arsye tani po vendosin masa drastike”, shtoi ai.

”Ato janë të shqetësuara për rritjen e infeksioneve në prag të Krishtlindjes”, theksoi Di Maio.

”Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për ta lënë të hapur vendin tonë”, përsëriti Di Maio.

“Nëse komuniteti shkencor thotë se duhet të marrim dozën e tretë, e bëjmë, jemi gati”, nënvizoi ministri. /atsh