Ballina Lajmet Kosovë Digjet një banesë në Gjakovë, humb jetën një 11 vjeçare

Digjet një banesë në Gjakovë, humb jetën një 11 vjeçare

Një vajzë 11 vjeçare ka humbur jetën sot në Gjakovë, si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën në të cilën jetonte.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elzaj.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 01:37 në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka theksuar se njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvënie”.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Exit mobile version