Distria Krasniqi nuk ka të ndalur. Xhudistja kosovare e cila po merr pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos në Budapest të Hungarisë tashmë ka prekur gjysmëfinalen e kësaj gare.
Krasniqi ka fituar tri luftëra për të arritur deri në këtë pikë derisa në çerekfinale e ka mposhtur xhudisten spanjolle Laura Martinez derisa para saj e mposhti rusen Sabina Giliazova.