Ballina Lajmet Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale.

Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposht me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’.

Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe.

Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida.

Në anën tjetër, xhudistet tjera, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme. /

Exit mobile version