Ballina Sport Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022

Distria Krasniqi siguron medaljen, kalon në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Distria ka arritur edhe fitoren e radhës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” dhe tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike kësaj radhe ka fituar në gjysmëfinale ndaj xhudistes spanjolle Ana Perez.

Me këtë fitore, xhudistja pejane ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Megjithatë, Distria do të luftoj për të na bërë krenarë me një medalje të artë.

Exit mobile version