Ballina Lajmet Kosovë Dita Ndërkombëtare e Diabetit, Fondacioni Freskia me aksion vetëdijësues

Dita Ndërkombëtare e Diabetit, Fondacioni Freskia me aksion vetëdijësues

Dita Ndërkombëtare e Diabetit është shënuar sot në Prishtinë nga Fondacioni Freskia në bashkëpunim me Poliklinikën Human Care.

Një aksion simbolik por me vlerë për t’u përkujtuar u bë sot në Sheshin “Skendërbeu”. Ky aktivitet ka zgjuar një interesim dhe kureshtje të madhe të qytetarëve.

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarëve iu ofrua falas shërbimi i matjes së tensionit, sheqerit, fletëpalosje informuese, si dhe këshilla mjekësore.

Ky aktivitet ka filluar në ora 10:00 deri në ora 14:00.

Kujtojmë se diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura në Kosovë, dhe sëmundja më e shprehur në botë gjithashtu. /Mesazhi/

Exit mobile version