Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dorëzimi diplomatik i një terrori në veri të Sirisë: çlirohet dhe Al...

Dorëzimi diplomatik i një terrori në veri të Sirisë: çlirohet dhe Al Hol-i famëkeq me fate shqiptare brenda

Screenshot

SHBA i thotë “lamtumirë” një aleance tejet të diskutueshme, Izraeli mbetet me “gisht në gojë”

 

Ministria Siriane e Mbrojtjes njoftoi një armëpushim midis forcave siriane dhe atyre të SDF-së, duke filluar nga ora 8 e mbrëmjes së sotme (pas rreth një ore) për një periudhë 4-ditore.

Ky vendim vjen pasi Presidenca siriane njoftoi se ishte arritur një mirëkuptim i përbashkët midis qeverisë dhe SDF-së në lidhje me çështjet që lidhen me të ardhmen e provincës Hasakah.

Marrëveshja konfirmoi se SDF-së do t’i jepeshin katër ditë për konsultime për të zhvilluar një plan të detajuar për integrimin praktik të rajoneve.

Nëse marrëveshja finalizohet ose zbatohet, forcat siriane nuk do të hyjnë në qendrat urbane të Hasakah dhe Qamishli, por do të mbeten në periferi.

Orari dhe detajet e integrimit paqësor të provincës Al-Hasakah, përfshirë qytetin e Qamishli, do të diskutohen më vonë.

Gjithashtu, në përputhje me marrëveshjen, forcat ushtarake siriane nuk do të hyjnë në fshatrat kurde.

Udhëheqësi i SDF-së, Mazloum Abdi, do të propozojë emrin e kandidatit të SDF-së për postin e ndihmës ministrit të mbrojtjes, si dhe një kandidat për postin e guvernatorit të Hasakah.

Abdi duhet të propozojë gjithashtu emra për anëtarësim në Asamblenë Kombëtare dhe një listë individësh për punësim brenda institucioneve shtetërore siriane, duke vënë në dukje se institucionet civile të SDF-së do të integrohen në strukturën qeveritare siriane.

Ky zhvillim ka diktuar dhe çlirimin e kampit famëkeq AL-Hol nga ushtria siriane, aty ku përfunduan dhe shumë gra shqiptare, shkuar naivisht në Siri gjatë konfiktit të vitit 2014, me bashkëshortët e fëmijët e tyre, jo për të luftuar por për t’u rehatuar kinse në një shtet me parime islame.

Në parim e kishin mirë, por realiteti ishte krejt e kundërta, një nxitim naiv që u kushtoi shtrenjtë, jo i denjë për muslimanin e mirëformuar.

 

 

Ambasadori i SHBA-së: Qëllimi i SDF-së ka skaduar

Ambasadori i SHBA-së në Turqi dhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për Sirinë, Tom Barrack, lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me situatën aktuale në Siri.

 “Mundësia më e madhe për kurdët në Siri aktualisht qëndron në tranzicionin pas Assad-it nën një qeveri të re të udhëhequr nga Presidenti Ahmed al-Sharaa. Ky moment ofron një rrugë drejt integrimit të plotë në një shtet të unifikuar sirian me të drejta qytetarie, mbrojtje kulturore dhe pjesëmarrje politike – diçka që iu mohua prej kohësh nën regjimin e Bashar al-Assad. Siria tani ka një qeveri qendrore të njohur, duke sinjalizuar një kthesë drejt Perëndimit dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Kjo ndryshon logjikën për partneritetin SHBA-SDF: qëllimi fillestar i SDF-së si forca kryesore anti-ISIS në terren ka skaduar kryesisht, pasi Damasku tani është i gatshëm dhe i pozicionuar për të marrë përgjegjësitë e sigurisë, duke përfshirë kontrollin e qendrave dhe kampeve të paraburgimit të ISIS-it. Ngjarjet e fundit tregojnë se SHBA-të po e lehtësojnë në mënyrë aktive këtë tranzicion, në vend që ta zgjasin rolin e veçantë të SDF-së. Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë siriane dhe udhëheqjen e SDF-së për të siguruar marrëveshjen e integrimit të nënshkruar më 18 janar dhe për të vendosur një rrugë të qartë për zbatimin e saj në kohë dhe paqësor”. /tesheshi.com/

 

Exit mobile version