Ballina Artikuj Dr. Nedžad Grabus – një zgjedhje me vizion për Bashkësinë Islame në...

Dr. Nedžad Grabus – një zgjedhje me vizion për Bashkësinë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë

Nedžad Grabus

Zgjedhja e dr. Nedžad Grabusit në postin e Reisul-Ulemasë, për një mandat shtatëvjeçar, është një zhvillim i rëndësishëm për të ardhmen e Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kam pasur kënaqësinë ta takoj në Sarajevë, në maj të këtij viti, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të dy Bashkësive tona Islame, kushtuar dokumentimit të shkatërrimit të xhamive gjatë luftërave në Bosnjë dhe Hercegovinë e në Kosovë. Në këtë takim, përveç çështjeve që lidhen me trashëgiminë tonë fetare e kulturore, diskutuam edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Nga ajo bisedë krijova përshtypjen e një personaliteti me vizion të qartë, mendim strategjik dhe qasje konstruktive. Veçanërisht vlerësoj qëndrimin e tij të hapur dhe vizionar ndaj bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Dr. Nedžad Grabusit i shpreh urimet më të përzemërta për zgjedhjen në këtë detyrë të lartë, me bindjen se përvoja dhe vizioni i tij do të kontribuojnë në forcimin e unitetit dhe të institucioneve të Bashkësisë Islame, si dhe në thellimin e mëtejmë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy Bashkësive tona Islame.

Ramadan Shkodra