Veturat elektrike nuk janë shumë të njohura për momentin, por Volkswagen nuk heq dorë nga elektrifikimi i Golf GTI legjendar.
Drejtori ekzekutiv i Volkswagen, Tomas Schaefer pohon se GTI elektrik do të jetë edhe më i mirë se paraardhësit e tij me benzinë,
Në një intervistë me Motor1, Schaefer tha se GTI elektrik do të ketë një bazë mekanike të përmirësuar dhe një shkallë edhe më të madhe të akordimit të pezullimit në krahasim me versionet aktuale me benzinë.
“Rezultati do të jetë një GTI që është edhe më emocionues për t’u drejtuar”, tha drejtori ekzekutiv i gjigantit gjerman.
ID.GTI elektrik u prezantua për herë të parë në vitin 2023 në Panairin e mobilitetit në Mynih. Koncepti bazohej në një platformë mekanike më të vogël për modelin e ardhshëm të prodhimit ID.2, domethënë nuk përdorte bazën e ID.3 më të madhe dhe kompakte.
Koncepti ID.GTI besohet të ketë rreth 220 kuaj-fuqi ose më shumë. Prodhimi elektrik GTI pritet të debutojë në vitin 2028.