Ballina Arritje Teknologji Durov u arrestua në Francë pas një hetimi për pornografi fëmijësh dhe...

Durov u arrestua në Francë pas një hetimi për pornografi fëmijësh dhe pastrim parash në Telegram

“Arrestimi i presidentit të Telegram në territorin Francez erdhi si rezultat i një hetimi i cili vijon ende sot,” shkruante Macron në X. “Ky nuk është aspak një vendim politik. Është një vendim gjykate.”

Pavel Durov, themelues Rus i aplikacionit të komunikimit Telegram, u arrestua në Francë si pjesë e një hetimi për krimet në platformën e tij si pornografia e fëmijëve, trafiku i drogës dhe mashtrimet financiare thanë prokurorët Francezë.

Presidenti Francez Emanuel Makron bëri deklaratën e tij të parë zyrtare që nga arrestimi i Durov në aeroportin Le Bourget duke thënë se nuk ka asnjë motiv politik. Ai shtoi se Franca mbetet e përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes.

Arrestimi i presidentit të Telegram në territorin Francez erdhi si rezultat i një hetimi i cili vijon ende sot,” shkruante Macron në X. “Ky nuk është aspak një vendim politik. Është një vendim gjykate.”

Prokurorët thanë se platforma kishte refuzuar tu përgjigjej autoriteteve, është përdorur për pastrim parash dhe ofron shërbime enkriptimi për kriminelët.

Durov do të mbahet nën arrest deri ditën e Mërkure. Telegram është një aplikacion shumë popullor komunikimi i ngjashëm me WhatsApp. Aplikacioni ofron komunikim të enkriptuar për 1 miliardë përdoruesit e saj.

Exit mobile version