Dy civilë kanë rënë dëshmorë dhe disa të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme, pasi forcat izraelite bombarduan një shtëpi në lagjen Al-Tuffah, në verilindje të qytetit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, avionët luftarakë izraelitë goditën drejtpërdrejt banesën, duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Situata në Gaza mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë të prekin zonat e banuara. /mesazhi
