Ballina Lajmet Kosovë Dy persona të ndaluar për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit në...

Dy persona të ndaluar për dhënie dhe marrje ryshfeti gjatë votimit në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në komunën e Fushë Kosovës, dy persona janë ndaluar me vendim të Prokurorit të Shtetit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, sipas nenit 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë hetimeve të kryera, është sekuestruar një telefon, i cili do të përdoret si provë në procedurën e mëtejshme hetimore.

Veprimet e deritanishme janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat ligjore, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit.

Ky rast vjen në një periudhë kur institucionet ligjzbatuese po përqendrohen në parandalimin e çdo forme të ndërhyrjes në procesin zgjedhor, duke synuar sigurimin e një procesi demokratik dhe transparent për qytetarët.

Exit mobile version