Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dy të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza

Dy të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza

Dy persona, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën mbrëmjen e së martës, pasi artileria izraelite goditi një banesë në zonën “Sanafour” në lagjen Teffah, në veri të qytetit të Gazës.

Sipas burimeve lokale, artileria goditi gjithashtu edhe shkollën e lagjes Draj, e cila strehon të zhvendosur, duke shkaktuar të plagosur mes tyre gra e fëmijë.

Në jug të Rripit, një qytetar u plagos nga të shtënat e ushtrisë izraelite pranë varrezave në perëndim të Khan Younis.

Burime mjekësore në spitale bënë të ditur se pesë persona kanë humbur jetën gjatë ditës nga shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit. /mesazhi

Exit mobile version