Dy të vrarë në protestat për komentet ofenduese të politikanes hindu ndaj Profetit Muhamed (a.s) – VIDEO

Indi: Policia në Indi ka hapur zjarr të premten ndaj njerëzve që protestonin në qytetin lindor të Ranchi pasi qindra muslimanë dolën sërish në rrugë për të dënuar komentet anti-muslimane të dy zyrtarëve të partisë në pushtet.

Policia ka vrarë me armë dy protestues dhe ka arrestuar më shumë se 120 të tjerë në ditën e dytë të protestave kundër komenteve ofenduesve të zyrtarëve hindu ndaj profetit Muhamed (a.s).

Zemërimi i gjerë ka përfshirë pakicën muslimane në Indi kur një zëdhënëse e kryeministrit Narendra Modi bëri komentet ofenduese fetare gjatë një debati të ndezur televiziv.

Një zëdhënës i policisë në Ranchi tha: “Policia u detyrua të hapte zjarr për të shpërndarë protestuesit, çka rezultoi në vdekjen e dy prej tyre”.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë të paktën një grumbullim në shtetin verior indian të Uttar Pradesh.

Në të tjera demonstrata në Indi turma të mëdha dogjen efigji të zëdhënëses së kryeministrit Nupur Sharma — e cila është përjashtuar tashmë nga postet.

Sharma, është pezulluar dhe një tjetër është përjashtuar nga partia, sipas raportimeve.

Por kjo nuk ka shuar zemërimin e minorancës muslimane të vendit me shumicë hindu, të cilët e konsiderojnë lëvizjen përçarëse si presion të nacionalistëve Hindu të BJP, për cështje si liria e besimit apo mbajtja e mbulesës së grave muslimane.

Dy adoleshentët u vranë gjërsa policia goditi protestat që shpërthyen në të gjithë vendin.

Familjet e Mudasir, 14, dhe Sahil Ansari, 19, konfirmuan vdekjen për Al Jazeera, duke pretenduar se policia përdori forcë joproporcionale kundër protestuesve që marshuan në Ranchi, kryeqyteti i shtetit lindor Jharkhand, pas namazi të xhumasë duke kërkuar arrestimin e dy zyrtarëve të BJP.

Irfan Ansari, ligjvënës musliman nga Kongresi, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës në shtet, gjithashtu kritikoi qeverinë për mënyrën se si u trajtuan protestat. “Detyra e policisë është të mbrojë, jo të qëllojë,” tha ai në një postim në Twitter në Hindi duke vënë në dyshim stilin e punës së shefit të policisë së qytetit.

Protestat e së premtes u mbajten në një numër qytetesh dhe shtetesh, duke përfshirë shtetin verior të Uttar Pradesh, Bengalin Perëndimor, Maharashtra dhe kryeqytetin Nju Delhi. Protestat në Indi përkuan me demonstratat e mëdha të mbajtura në Azinë Jugore kundër komenteve që shiheshin si fyese ndaj Profetit Muhamed (a.s). /tch/aja