Ballina Lajmet Kosovë Dyshimet për keqpërdorim të votave, i ndërpritet mandati përfaqësuesve të subjekteve politike...

Dyshimet për keqpërdorim të votave, i ndërpritet mandati përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim për ndërprerjen e mandatit të përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisioni Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur gjatë mbledhje kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Ai po ashtu bëri të ditur edhe vendimin për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; dhe

Vendim për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve në 28 komunat, si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut; dhe

Sipas vendimit të mëhershëm të KQZ-së, i datës 13 janar 2026, parashihej që në 10 komuna (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug) të bëhej rinumërimi i të gjitha vendvotimeve, ndërkaq për 28 të tjera vetëm nga 10% të vendvotimeve. Pas vendimit të mbledhjes së sotme, të gjitha vendvotimet, 2,557 sosh, që i përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, do të përfshihen në rinumërim.

KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave

Para votimit të këtyre dy rekomandimeve, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së sotme, KQZ ka pranuar raport preliminar nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ai riktheu në vëmendje se KQZ, me vetëiniciativë, ka zhvilluar procesin për verifikimin e rezultateve zgjedhore dhe më pas ka marrë edhe vendimin për rinumërimin e fletëvotimeve nga 914 vendvotime.

Gjatë mbledhjes, Radoniqi prezantoi pjesë nga raporti i rinumërimit të deritashëm.

“Kur flasim për votat e subjekteve politike, ndryshimet e identifikura janë minimale dhe pothuaje të papërfillshme. Kjo do të thotë se rezultatet e subjekteve janë numëruar dhe paraqitur saktë”, tha Radoniqi.

Më tej, ai shpjegoi se për dallim nga votat për subjektet politike, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim.

“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi”, tha Radoniqi.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë”, shtoi Radoniqi.

Gjithashtu, Radoniqi kujtoi se vendimi i KQZ-së është ndërmarrë me qëllim të garantimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe për të siguruar që vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistrohet dhe të reflektohet në mënyrë të saktë, ashtu siç është shprehur prej tyre në fletëvotime, duke shtuar se për të qenë plotësisht transparent në këtë proces, rezultati i çdo vendvotimi të rinumëruar është pasqyruar në platfomën e KQZ-së për rezultate.

Në fund, në emër të KQZ-së, Radoniqi ritheksoi se gjetjet nga procesi i rinuëmrimit do të adresohen në Prokurorinë e Shtetit dhe se KQZ do të ofrojë bashkpëunim të plotë institucional në procesin hetimor.

Exit mobile version