The Economist liston qytetet më të mira dhe më të këqija për të jetuar (FOTO)

Njësia e Inteligjencës së The Economist ka publikuar Raportin e Jetueshmërisë Globale për 2017-n. Për të shtatin vit radhazi, Melburni në Australi është qyteti më i mirë për të jetuar.

Edhe pse pesë qytetet më të mira mbeten të pandryshuara, në vitet e fundit është vënë re një rritje e destabilitetit në mbarë botën, duke shënuar rënie të pikëve për shumë qytete. Në Europë, qytetet janë prekur nga përhapja e kërcënimit prej terrorizmit në rajon. Në të njëjtën kohë, qytete si Reikjaviku, kryeqytet i Islandës dhe Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, kanë shënuar përmirësime nga rënia e nivelit të krimeve, shtimi i aktiviteteve kulturore, prej të cilave është shënuar përmirësim i kushteve të jetesës, sipas “Monitor”.

10 më të mirët

Në listën e dhjetë qyteteve që ofrojnë kushtet më të mira për të jetuar janë 3 qytete australiane, prej të cilëve Melburni kryeson listën; 3 qytete kanadeze, 3 europiane, dhe qyteti i Auckland në Zelandën e Re.

Nga qytetet europiane, i dyti në listë është Vjena, i cili shënon pikët maksimale për shërbimet shëndetësore dhe për infrastrukturën. Në vendin e parafundit dhe të fundit, renditen Helsinki dhe Hamburgu, të dy me pikë maksimale për shërbimet shëndetësore.

10 qytetet e fundit për të jetuar

Sipas renditjes nga Njësia e Inteligjencës së The Economist, dhjetë qytetet e fundit për të jetuar janë vende ku po zhvillohet luftë apo konflikte civile. Në vend të fundit renditet qyteti i Damaskut në Siri. Nga qytetet e renditura, 9 bëjnë pjesë në rajonin e Lindjes së Mesme apo të Afrikës.

Kievi është i vetmi qytet europian, i cili renditet i 131 për të jetuar. Sipas raportit, Kievi shënon pikë të ulëta për sa i përket stabilitetit, ku pas konfliktit me Rusinë për rajonin e Krimesë, Ukraina ka përkeqësuar renditjen.

The Economist liston qytetet më të mira dhe më të këqija për të jetuar (FOTO)

The Economist liston qytetet më të mira dhe më të këqija për të jetuar (FOTO)