Ballina Arritje Teknologji Edhe FBI-ja thotë se pas vjedhjes së 1.4 miliardë dollarëve kriptoasete fshihet...

Edhe FBI-ja thotë se pas vjedhjes së 1.4 miliardë dollarëve kriptoasete fshihet Koreja e Veriut

Hakerët arritën të fitonin qasje në portofolin e ftohtë të Ethereum gjatë një operacion rutinë transferimi nga Bybit më 21 Shkurt. Mendohet se kjo është vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave.

FBI-ja zyrtarisht ja ka atribuuar vjedhjen e 1.4 miliardë dollarëve javën e kaluar nga Bybit hakërreve Koreano-Verior. Këta hakera po punojnë shpejt për të shitur kriptomonedhat e vjedhura tha FBI-ja duke pranuar se disa prej fondeve të vjedhura janë konvertuar në Bitcoin dhe asete të tjera.

Asetet e vjedhura janë shpërndarë në mijëra adresa dhe disa blockchain-e tha agjencia. Industria kripto beson se pas sulmit fshihet grupi i hakërreve Lazarus por konfirmimi i FBI-së e lidh sulmin me regjimin e Kim Jong Un i cili përdor këto fonde për të financuar programin e vet bërthamor.

Hakerët arritën të fitonin qasje në portofolin e ftohtë të Ethereum gjatë një operacion rutinë transferimi nga Bybit më 21 Shkurt. Mendohet se kjo është vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave.

Pavarësisht kësaj, CEO i Bybit Ben Zhou siguroi përdoruesit se bursa është financiarisht stabile. “Bybit do ta mbulojë edhe nëse kjo humbje nuk rikuperohet, të gjitha asetet e klientëve mbështeten 1 me 1,” tha Zhou në një postim X në të njëjtën ditë.

Exit mobile version