Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Edhe natën, ushtria turke kujdeset për civilët në Afrin (Foto)

Edhe natën, ushtria turke kujdeset për civilët në Afrin (Foto)

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, pas pastrimit të qendrës së Afrinit nga terroristët, kanë ndërmarrë masa për të mbrojtur civilët dhe pronat e tyre, kurse një nga to janë edhe patrullimet e natës në këtë zonë.

Rajoni veriperëndimor sirian i Afrinit përbëhet edhe nga gjashtë qytete të tjera më të vogla. Të gjitha qendrat e qyteteve janë çliruar nga terroristët. Operacioni në Afrin filloi më 20 janar në përputhje me të drejtat turke të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një komandant i paemëruar i njësisë patrulluese komando tha se në Afrin ata duhet të mbrojnë jetët dhe pronën e banorëve të Afrinit.

Gjithashtu, pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritur në disa lokalitete ndihmojnë në vendosjen e sigurisë.

Në pikat e kontrollit, nuk lejohet hyrja në zonë nëse nuk është banorë i ndonjë nga vendbanimet lokale

Ndërkohë vazhdon operacioni “Dega e Ullirit” nga pjesëtarët e TSK-së për të neutralizuar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, për vendosjen e sigurisë në Afrin dhe përgjatë kufirit turk.

Exit mobile version