Edhe një rast i abuzimit me të mitur në Kosovë, policia arreston një person në Pejë

Në Prishtinë sot do të protestohet për rastin e abuzimit të 16 vjeçares në Drenas. Mirëpo, ky rast nuk po del të jetë i vetmi i cili ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë, raporton lajmi.net. Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Breskovik të Pejës është arrestuar një mashkull me kombësi shqiptare. I njëjti dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht viktimën femër të komunitetit rom. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.