Egjipt, Kurani i Shenjtë i cili mori 20 vjet për t’u përgatitur i dhurohet presidentit Sisi

Institucioni Al-Azhar në Egjipt i dhuroi presidentit Abdel Fattah el-Sisi një Kuran të Shenjtë, i cili mori gati 20 vjet për t’u përgatitur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lindje të kryeqytetit të Kajros me rastin e natës së Mevludit, në një qendër konferencash morën pjesë presidenti egjiptian Sisi, Shejh Ahmed et-Tayyib i Institucionit Al-Azhar dhe zyrtarë të nivelit të lartë në programin e mbajtur.

Në deklaratën e Al-Azhar thuhet se “punimet në Librin e Shenjtë zgjatën rreth 20 vjet”.

Në deklaratë ku thuhet se në Mus’haf u përdorën modelet dhe dekorimet gjeometrike të frymëzuara nga dorëshkrimet e periudhës Ilkhanide dhe Mamluke po ashtu bëhet e ditur se është shtypur në pambuk të pastër të cilësisë më të lartë dhe letër pa acid, në mënyrë që të ruajë shkëlqimin e arit dhe ngjyrave për një kohë të gjatë.

Më tej theksohet se kapaku i mus’hafit është prej lëkure të pastër të bërë nga rrezitje perimesh dhe gjithashtu ishte shtypur me kaligrafinë e Mbretit Ahmed Fuad.

Në deklaratë thuhet se Shejh Tayyib i Institucionit Al-Azhar mus’hafin ia dhuroi presidentit Sisi.

“Ne gjithmonë theksojmë rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe mirëkuptimit fetar, të cilat janë ndër prioritetet tona. Egjipti vazhdon misionin e tij të ngritjes së vetëdijes dhe korrigjimit të ligjërimit fetar”, tha Sisi në fjalimin e tij.

Shejh Tayyib nga Institucioni El-Azhar tha: “Sot ne kemi nevojë për kthimin e udhëzimit të Profetit për të shpëtuar botën tonë dhe shoqëritë muslimane nga kushtet çnjerëzore”.