Egjipti ka dënuar sulmet e fundit ndaj autokolonave të ndihmave humanitare në Sudan, duke i cilësuar ato si “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, Ministria e Punëve të Jashtme e Egjiptit tha se sulmet ndaj autokolonave të ndihmës, për të cilat qeveria sudaneze ka fajësuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), përbëjnë “një vazhdim të rrezikshëm të sulmeve ndaj korridoreve humanitare dhe pengimit të përpjekjeve për ndihmë”.
Sipas ministrisë, këto veprime janë shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare humanitare, e cila garanton mbrojtjen e civilëve dhe të objekteve shëndetësore.
Egjipti paralajmëroi se përsëritja e këtyre sulmeve po e thellon edhe më tej katastrofën humanitare të paprecedentë në Sudan, në një kohë kur po rritet numri i të zhvendosurve dhe po përkeqësohet pasiguria ushqimore. /mesazhi
