Michael Fakhri, raportuesi special i OKB-së për të drejtën në ushqim, tha se ka arritur në këtë përfundim pasi njohja formale e një urie kërkon akses të lirë tek njerëzit në terren — por Izraeli po pengon ekspertët e pavarur që të vlerësojnë situatën në Gaza.
Fakhri theksoi se pyetja më e rëndësishme nuk është nëse uria ka filluar tashmë, por si të sigurohet që qeveria izraelite të lejojë menjëherë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Duke përshkruar skemën e shpërndarjes së ushqimit të mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli që filloi këtë javë si një mjet kontrolli, Fakhri i tha Al Jazeera-s se Izraeli po përdor ndihmat “si kurth për të detyruar njerëzit” të largohen nga veriu dhe të futen në zona ushtarake.
“Kjo ka të bëjë me poshtërimin e njerëzve dhe kontrollin e popullsisë. Nuk ka asgjë të bëjë me ndalimin e urisë,” tha ai.
“Rreziku është që OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare humanitare po marginalizohen, dhe kjo mund të krijojë një precedent të rrezikshëm ku ndihmat do të militarizohen edhe në situata të tjera në të ardhmen.” /mesazhi
