Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ekuador, rritet në 13 numri i viktimave nga tërmeti 6.7 ballë –...

Ekuador, rritet në 13 numri i viktimave nga tërmeti 6.7 ballë – VIDEO

Është rritur në 13 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.7 ballë në Ekuador të Amerikës Jugore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Presidenca se Ekuadorit, lidhur me tërmetin 6.7 ballë të ndodhur 6 kilometra në verilindje të qytetit Balao, thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 13 dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Mbrojtja Civile njoftoi se shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin El Oro në kufirin me Perunë dhe se janë plagosur 126 persona.

Deri më tani nga tërmeti janë dëmtuar 17 shkolla, 31 qendra shëndetësore, 50 ndërtesa ndërsa janë shembur plotësisht 7 objekte.

Në Cuenca, Machala dhe Guayaquil janë shembur disa ndërtesa dhe pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Tërmeti i djeshëm u regjistrua në një thellësi prej 65.7 kilometra.

Sipas BNO News, Qendra për Paralajmërimin e Cunamit në Paqësor ka thënë se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit.

Tërmeti është ndier edhe në vendin fqinj, Peru.

Exit mobile version