Garda Kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe ka shpëtuar 22 shtetas aziatikë, anëtarë të ekuipazhit të një cisterne nafte, pasi në bordin e saj shpërtheu zjarr në ujërat e Gjirit Persik.
Sipas një deklarate zyrtare, Roja Bregdetare mori një thirrje emergjente nga ekuipazhi, i cili raportoi për zjarrin në anije. Menjëherë pas kësaj, ekipet e specializuara nisën operacionin e shpëtimit.
Të 22 anëtarët e ekuipazhit u nxorën nga anija dhe morën ndihmën e parë, përpara se t’u dorëzoheshin autoriteteve përkatëse.
Sipas autoriteteve, të gjithë personat e shpëtuar janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. /mesazhi



