Era diversion e një deklarate nga vendi ku Izraeli trajtohet si vëlla
Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe kritikoi vendet “kryesore” arabe dhe islame për mosqëndrimin në krah të shteteve arabe të Gjirit në “kohë të vështira”.
“Ku janë institucionet arabe dhe islame që duhet të veprojnë, mbi të gjitha Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam, ndërsa popujt dhe shtetet tona po përballen me këtë agresion të fshehtë iranian? Ku janë vendet ‘e mëdha’ arabe dhe rajonale”, shkroi Anwar Gargash, këshilltar i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në X.
Ai tha se “në këtë mungesë dhe paaftësi, është e papranueshme të flitet për dobësimin e rolit arab dhe islam ose të kritikohet prania amerikane dhe perëndimore”.
“Shtetet arabe të Gjirit kanë qenë një mbështetje dhe partner për të gjithë në kohë prosperiteti, kështu që ku jeni sot në kohë të vështira?”, shtoi ai.
Gargash kishte shkruar më parë se sulmet iraniane do të “forconin partneritetet e sigurisë me Uashingtonin”, duke shtuar se “ky është çmimi i llogaritjeve të gabuara të Iranit”. /tesheshi
