Me emrin e koduar Morpheus, bërthama Zen 6 të procesorëve do të sjellin më shumë performancë dhe mundësisht një arkitekturë të re. Kujtojmë se Zen 5 ndërtohet mbi procesin prodhues 4-nanometër ndërsa Zen 5C mbi procesorin prodhues 3-nanometër.
AMD ka konfirmuar zyrtarisht bërthamat e ardhshme të procesorëve Ryzen, konkretisht Zen 6 dhe Zen 6C duke vijuar kështu rrugëtimin e saj të performancës së lartë.
Ndërsa ende nuk kemi parë në aksion bërthamat e reja Zen 5 ose Zen 5C ku i pari do të bëjë debutimin më 31 Korrik kur të dalin në shitje procesorët Ryzen 9000, AMD zyrtarisht dha detajet e para për Zen 6 dhe Zen 6C.
Me emrin e koduar Morpheus, bërthama Zen 6 të procesorëve do të sjellin më shumë performancë dhe mundësisht një arkitekturë të re. Kujtojmë se Zen 5 ndërtohet mbi procesin prodhues 4-nanometër ndërsa Zen 5C mbi procesorin prodhues 3-nanometër.
Me familjen Zen 6 presim që AMD të shfrytëzojnë procese më të avancuara prodhimi nga TSMC. Sipas disa raporteve, procesorët Zen 6 do të vinë me tre konfigurime: 8, 16 dhe 32 bërthama. Gjithashtu pritet integrimi i bërthamave të fundit RDNA.
Debutimi i bërthamave të reja do të bëhet në 2026 ndërsa AMD ka konfirmuar se platformat AM5 lançuar me Ryzen 7000 do të mbështetet përtej 2027.
