Erdogan: Ata që kanë masakruar miliona njerëz në Afrikë nuk mund t’i japin mësim Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ata që kanë masakruar miliona njerëz në Afrikë nuk mund t’i japin Turqisë një mësim njerëzimi.

Gjatë mbledhjes së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetin Eskisehir të organizuar në Qendrën e Kongresit të Dhomës së Tregtisë të këtij qyteti.

Në fjalimin e rastit, ai tha se ashtu siç kanë kapërcyer krizat e shumta me të cilat janë përballur në 19 vitet e fundit, do çojnë vendin drejt objektivave të vitit 2023, (që përkon me 100-vjetorin e Republikës së Turqisë).

“Në fund të fundit ne do të arrijmë objektivin tonë dhe do të bëhemi një nga dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë, ndaj vazhdojmë të punojmë pa ngadalësuar tempon. Po bëjmë përpjekje brenda dhe jashtë vendit për ta ngritur ekonominë turke në shtyllat e investimeve, prodhimit, eksporteve dhe punësimit. Për këtë qëllim, që nga fillimi i javës ne kemi realizuar një turne 4-ditor në Afrikë duke përfshirë 3 shtete” tha Erdogan.

“Sot, si bir i këtij kombi, unë ndihem krenar që shoh produktet turke, kompanitë turke dhe duart e ndihmës në të gjithë kontinentin (Afrikë)”, u shpreh kreu i qeverisë turke.

Duke theksuar se nuk merren me ata që flasin kundër Turqisë, Erdogan tha: “A nuk ishit ju ata që vranë 1 milion njerëz në Algjeri. Ju vratë 1 milion njerëz në Nigeri. Kush e bëri këtë? Franca. Ata nuk mund të na japin mësim për njerëzimin. Së pari ata duhet të mësojnë për njerëzimin. Nga? Ata duhet të mësojnë nga Turqia. Sepse para nesh, vëllezërit dhe motrat tona afrikane u japin përgjigjen që meritojnë atyre që na kritikojnë për politikën tonë afrikane” tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt