Erdoğan dhe Aliyev marrin pjesë në ceremoninë për ndërtimin e rrugës në Fuzuli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit për ndërtimin e rrugës në qytetin Fuzuli që Azerbajxhani çliroi nga pushtimi i Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentët Erdoğan dhe Aliyev gjatë inspektimit që kryen në aeroportin ndërkombëtar Fuzuli morën nga gratë me veshje tradicionale dhuratë çelësin simbolik të aeroportit në përkujtim të ditës.

Pas inspektimeve në aeroport, dy liderët morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve për ndërtimin e rrugës Ahmetbeyli-Fuzuli-Shusha dhe Ahmetbeyli-Horadiz-Mincivan-Agbend.

Pasi morën informacion nga autoritetet rreth punimeve në rajon, Erdoğan dhe Aliyev shtypën butonin dhe hodhën betonin në themelin e rrugës.

Presidentët Erdoğan dhe Aliyev hodhën brenda në themele brenda një kapsule tekstin që nënshkruan në përkujtim të ditës.

Në tekst u shkruan fjalët “Themeli i autostradës Horadiz-Jebrayıl-Zengilad-Agbend (Koridori Zengezur) është hedhur nga presidenti i Azerbajxhanit İlham Aliyev dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. 26 tetor 2021”. /aa