Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Do ta kalojmë këtë fatkeqësi, asnjë nuk do të vuajë –...

Erdoğan: Do ta kalojmë këtë fatkeqësi, asnjë nuk do të vuajë – VIDEO

Presidenti turk tha se Turqia do ta kalojë këtë fatkeqësi sikurse ka kaluar edhe fatkeqësitë e mëparshme, ndërsa asnjë qytetar nuk do të vuajë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vizitoi provincën Kahramanmaraş, aty ku ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë më 6 shkurt. Pas takimit me qytetarët e strehuar në qytezat prej tendash dhe kontejnerësh, Erdoğan përsëriti zotimin se asnjë qytetar nuk do të mbetet në rrugë. Ai tha se për një vit do të rindërtohen provincat e prekura.

“Qytetarët tanë që po qëndrojnë në strehim të përkohshëm do të marrin rezidenca edhe më të bukura sesa që ishin më parë”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdoğan theksoi se gjatë rindërtimit do të vlerësohet me kujdes rreziku nga tërmeti dhe nuk do të ndërtohet mbi çarjet e pllakave tektonike. Përveç në zonat e tërmetit, do të transformohen edhe vendbanimet e tjera që qëndrojnë në zonë rreziku.

“Ndërsa po ringjallim provincat, rrethet dhe fshatrat në rajonin e tërmeteve, do të transformojmë me shpejtësi vendbanimet tona që jetojnë nën të njëjtin kërcënim në pjesë të tjera të vendit”, deklaroi Erdoğan.

Ai tha se Turqia do ta kalojë këtë fatkeqësi sikurse ka kaluar edhe fatkeqësitë e mëparshme, ndërsa asnjë qytetar nuk do të vuajë.

“Ashtu siç i vendosëm të gjithë në shtëpitë e tyre të reja pa bërë askënd të vuajë në të gjitha fatkeqësitë që kemi përjetuar deri më tani, do ta bëjmë të njëjtën gjë në gjithë zonën e tërmetit”, tha presidenti i Turqisë.

Presidenti Erdoğan u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve të mos qëndrojnë pranë ndërtesave të dëmtuara, pasi mijëra pasgoditje vazhdojnë të dridhin zonën, ndërsa disa prej tyre ishin mjaft të fuqishme dhe shkaktuan viktima të reja.

Exit mobile version