Erdoğan: Do ta ndjekim organizatën terroriste FETO deri në neutralizimin e anëtarit të fundit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se lufta kundër organizatës terroriste FETO do të vazhdojë me vendosmëri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu siç po luftojmë me vendosmëri dhe pa kompromis organizatat e tjera terroriste, ne do të ndjekim FETO-n derisa anëtari i fundit të neutralizohet”, tha presidenti Erdoğan para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai gjithashtu tha se nuk do të lejohen ata që shfrytëzojnë njerëzit nën petkun e besimit fetar.

“Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Erdoğan.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e dështuar për grusht shtet në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

FETO është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht.

Ankaraja akuzon FETO-n si përgjegjës për një fushatë të gjatë që synon të marrë shtetin përmes depërtimit në institucionet shtetërore, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Presidenti turk përshëndeti mbështetjen e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), me të cilën ai formon Aleancën Popullore, në luftën kundër terrorizmit.

Erdoğan tha se nuk ka asnjë kuadër tjetër politik përveç tyre, qëllimi i të cilit është të lërë një Turqi të madhe dhe të fortë për brezat e ardhshëm.

“Kjo është struktura e vetme politike që mund të ndërtojë të ardhmen e Turqisë, si dhe të tashmen”, tha Erdoğan./aa