Erdogan: Do të luftojmë kundër terroristëve dhe mbështetësve të tyre në Siri

Turqi: Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata do të luftojnë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe e regjimit të Esadit në Siri.

Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në dalje të namazit të xhumasë në Stamboll.

Duke deklaruar se organizata separatiste terroriste PKK/YPG/PYD ekziston në veri të Sirisë dhe se forcat e koalicionit dhe SHBA vijnë në krye të vendeve që i mbështesin ato, Erdogan tha: “Të gjitha llojet e mbështetjes, armët dhe municionet që ata japin, së bashku me to, ata po bëjnë terror këtu. Ne po luftojmë kundër tyre. Regjimi e merr forcën prej tyre. Lufta jonë kundër tyre do të vazhdojë në një mënyrë krejt tjetër në periudhën e ardhshme. Ne jemi të vendosur të bëjmë luftën e nevojshme kundër organizatave terroriste dhe forcave të njohura të SHBA-së atje.”

Duke iu referuar zhvillimeve në Afganistan, Presidenti turk tha se talibanët kërkojnë të pranohen nga bota.

Ai deklaroi se në takimet e mbajtura me delegacionin e talibanëve që erdhën dje në Turqi, ata kishin kërkesa si për ndihmën humanitare ashtu edhe për funksionalitetin e procesit të ri në Afganistan dhe shtoi: “Popullit afgan ne do t’i japim të gjitha llojet e mbështetjes në lidhje me këto kërkesa, për sa kohë që kjo administratë në Afganistan ka një qasje të drejtë në mbrojtjen e të drejtave të popullit afgan në marrëdhëniet ndërkombëtare. Le të kenë një qasje të drejtë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me ne në marrëdhëniet e tyre. Nëse ndërmerret një hap i tillë, ne kemi një miqësi të lashtë me popullin afgan dhe nuk mund ta lëmë mënjanë.”

Kurse në lidhje me aeroportin e Kabulit, Erdogan tha: “Duke marrë parasysh drejtimin e mëparshëm të aeroportit të Kabulit, Turqia mund të ndërmarrë hapa të ngjashme në të ardhmen, së bashku me Katarin dhe Afganistanin, nëse mund të arrihet një marrëveshje nga tre vendet.” /trt