Erdoğan më 19-22 shtator do të vizitojë SHBA-në

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 19-22 shtator do të vizitojë SHBA-në për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, mësohet se Erdoğan do të mbajë një fjalim për pjesëmarrësit në samitin i cili do të zhvillohet në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Në kuadër të samitit, parashikohet që presidenti Erdoğan të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e disa vendeve.

Gjithashtu pritet që Erdoğan të bëjë edhe inaugurimin e “Shtëpisë Turke”, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Manhattan. /aa

 

Shtëpia Turke, Manhattan