Erdoğan në New York: Qendra Turkevi, reflektim i Turqisë në skenën botërore

Ne jemi krenar”, ka deklaruar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës Turkevi në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qendra Turkevi në New York do të jetë një reflektim i Turqisë në skenën botërore përpara 100 vjetorit të republikës”, tha presidenti Erdoğan.

Nga ana tjetër, shefi i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha se është “kënaqësi e madhe” të marrësh pjesë në inaugurimin e Qendrës Turkevi në New York.

Guterres shprehu “vlerësim të sinqertë” për bujarinë e madhe të Turqisë ndaj refugjatëve. /aa