Erdoğan: Në OKB emri i njohur ndërkombëtarisht i vendit ndryshoi nga Turkey në Türkiye

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se në Kombet e Bashkuara (OKB) emri i njohur ndërkombëtarisht i vendit të tij është ndryshuar nga Turkey në Türkiye, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjes së kabinetit presidencial në Ankara, presidenti Erdoğan tha se me ndryshimin zyrtar tani e tutje të gjitha institucionet shtetërore turke në korrespondencën e tyre përdorin emrin Türkiye.

Erdoğan theksoi se Türkiye tani është vend i pavarur që mund të përcaktojë dhe zbatojë prioritetet e veta politike dhe të sigurisë.

Në lidhje me krizën e vazhdueshme klimatike, Erdoğan tha se “Türkiye e merr seriozisht zhvillimin e gjelbër”, duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin në përputhje me prioritetet mjedisore.

Më 1 qershor, OKB njoftoi ndryshimi në “Türkiye” në OKB vjen në përputhje me një kërkesë të Ankarasë.

Duke folur për AA, zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pranoi një letër nga kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ku kërkohej përdorimi “Türkiye” në vend të “Turkey”.

Sipas zyrtarëve, ky veprim synon të forcojë markën e emrit të Türkiye-s në skenën ndërkombëtar dhe po ashtu të pasqyrojë më saktë trashëgiminë e saj. /aa