Erdoğan: Nuk do ta braktisim Kudsin në mëshirën e një vendi vrasës të fëmijëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë, në qytetin Sivas, është shprehur: “Kudsi është drita e syve tanë, ne nuk do ta braktisim Kudsin në mëshirën e një vendi vrasës të fëmijëve. Ne Kudsin nuk do ta lëmë në ndërgjegjen e një shteti që nuk ka asnjë vlerë tjetër veçse të pushtojë dhe plaçkisë. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë të vendosur brenda kuadrit të ligjit dhe demokracisë”, raporton Anadolu Agency (AA).