Erdogan: Nuk themi “po” për hyrjen në NATO të atyre që zbatojnë sanksione kundër Turqisë – VIDEO

“Do të vijnë për të na bindur, më falni, të mos lodhen deri këtu”,- tha të hënën Presidenti Erdoan lidhur me vizitën e ministrave të Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, paralajmëruar për të hënën në Ankara.

Në lidhje me delegacionet e Finlandës dhe Suedisë, që siç është bërë e ditur do të vijnë të hënën në Turqi për të mbajtur takime lidhur me procesin e anëtarësimit të vendeve të tyre në NATO, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri këtë deklaratë:

“A do të vijnë të na bindin, më falni, të mos lodhen”.

Presidenti Erdoan e tha këtë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij algjerian Abdelmadjid Tebboune, i cili ndodhet në kryeqytetin Ankara në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi.

Lidhur me Suedinë dhe Finlandën udhëheqësi turk bëri këtë vlerësim:

“Të dyja vendet nuk kanë një qëndrim të hapur dhe të qartë ndaj organizatave terroriste. Të hënën do të vijnë në Turqi. A do të vijnë të na bindin, më falni, të mos lodhen”.

Para së gjithash, në këtë proces ne nuk themi ‘po’ për ata që vendosin sanksione kundër Turqisë; që ata të hyjnë në NATO, një organizatë e sigurisë,- shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm suedez dhe finlandez, Ann Linde dhe Pekka Haavisto, kishin njoftuar se do të vinin në Turqi për të diskutuar aplikimet e vendeve të tyre për anëtarësim në NATO. /trt