Erdogan: Organizata separatiste terroriste PKK nuk ka vend në të ardhmen e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan duke vënë në dukje se organizata separatiste terroriste PKK, të cilës nuk i ka mbetur vend për veprim në Turqi, tani po përpiqet të shkaktojë konflikt në veri të Irakut dhe Siri, tha: “Kjo organizatë terroriste nuk ka vend në të ardhmen e Turqisë dhe nuk do të ekzistojë”.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në qytetin Batman.

“Organizata terroriste ka dëshmuar se nuk ka lidhje me njerëzit që jetojnë në këto troje, me qëndrimin e saj për të zgjedhur në mënyrë të vazhdueshme dhunën edhe pse nuk ka asnjë justifikim. Shkatërrimet në Irak në të kaluarën dhe në Afganistan kohët e fundit na rikujtojnë vazhdimisht rëndësinë e fuqisë së shtetit tonë”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt