Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdogan takohet me Xhaferoviç, Dodik dhe Petkov

Erdogan takohet me Xhaferoviç, Dodik dhe Petkov

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalie, vazhdon takimet dypalëshe.

Në ditën e dytë të Forumit, Presidenti Erdogan u takua me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik.

Erdogan më vonë priti kryeministrin bullgar, Kiril Petkov.

Në pritje ishin të pranishëm edhe Zv/Presidenti Fuat Oktay, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik.

Takimet u zhvilluan në hotelin ku ndodhet Erdogani në Antalie, pa praninë e medias.

Exit mobile version