Erdogan: Të gjitha rrugët në 3 kontinente kalojnë përmes vendit dhe ngushticave të Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se me Urën e Çanakkalasë 1915, Turqia realizoi me sukses një hov të ri përpara.

Duke folur në ceremoninë e montimit përfundimtar të kuvertës së Urës së Çanakkalasë 1915, Presidenti Erdogan deklaroi se pasi ura të vihet në shërbim, trafiku që kalon pa asnjë pengesë përmes ngushticës së Dardaneleve do të bjerë në 6 minuta.

“Ura jonë ka mesazhe domethënëse me lartësinë e saj prej 318 metrash, e cila i referohet 18 Marsit (Fitores së Çanakkalasë), dhe gjatësisë së saj 2023, është viti që shënon 100-vjetorin e Republikës sonë”, u shpreh Erdogan, duke theksuar se Ura e Çanakkalasë 1915 është ura më e madhe në botë me hapjen e mesme.

Ai vuri në dukje se urën do ta inaugurojnë e shumta më 18 mars, në përvjetorin e Fitores Detare të Çanakkalasë.

“Me këtë urë, e cila u ndërtua në modelin ndërto-administro-dorëzo, Turqia ka realizuar me sukses një hov të ri përpara. Është shumë më e rëndësishme që ne të zbatojmë një projekt të tillë në një kohë kur bota po përjeton një nga krizat më serioze logjistike në historinë e saj. Tani po hyjmë në një periudhë kur të gjitha rrugët tokësore, detare, hekurudhore dhe ajrore në 3 kontinente fillojnë të kalojnë përmes vendit tonë dhe natyrisht ngushticave tona”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt