Erdogan: Të gjithë popujt e Gjirit i konsiderojmë si vëllezër dhe motra

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se të gjithë popujt e Gjirit i konsiderojnë si vëllezër dhe motra.

“Ne po përpiqemi të avancojmë bashkëpunimin tonë me shtetet e Gjirit mbi bazën e interesit dhe respektit të ndërsjellë me këtë mirëkuptim”, tha ai.

Presidenti Erdogan vizitoi Komandën e Kombinuar të Forcave të Përbashkëta Turko-Katarase në Doha të Katarit, ku iu drejtua trupave.

“Ushtria jonë heroike, i kryen të gjitha detyrat dhe sakrifikon edhe jetën nëse është e nevojshme, ashtu siç ka qenë në shekuj në 3 kontinente. Forcat tona të Armatosura i shërbejnë paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë dhe në mbarë botën me mendimin do të bie dëshmorë nëse vdes dhe veteranë nëse mbijetoj”, tha Erdogan.

“Si Turqi, së bashku me Katarin, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe paqes dhe mirëqenies së të gjithë rajonit të Gjirit. Ne kurrë nuk duam të shohim tensione, konflikte dhe armiqësi në këtë tokë. Ne dëshirojmë të shohim këtë gjeografi të bukur, e cila ka potencial të madh si në aspektin e burimeve nëntokësore ashtu edhe në aspektin tregtar, në vëllazëri dhe solidaritet dhe të zhvilluar në të gjitha fushat”, deklaroi kreu i shtetit turk.

“Të gjithë popujt e Gjirit, pavarësisht nga origjina, sekti, profesioni, janë vëllezërit dhe motrat tona”, tha Erdogan.

“Ne po përpiqemi të avancojmë bashkëpunimin tonë me shtetet e Gjirit mbi bazën e interesit dhe respektit të ndërsjellë me këtë mirëkuptim. Katari, me të cilin kemi lidhje të rrënjosura thellë fetare, historike, kulturore dhe njerëzore, sigurisht që ka një pozicion tjetër në zemrat tona. Ne kurrë nuk do ta harrojmë solidaritetin e vëllezërve dhe motrave tona nga Katari me kombin tonë, veçanërisht gjatë tentativës së përgjakshme për grushtet më 15 korrik (2016). Përveç kësaj, Katari ka qenë gjithmonë pranë nesh në sulmet spekulative ndaj ekonomisë turke dhe ka treguar besim në vendin tonë”. /trt