Ballina Lajmet Erdoğan: Turqia do t’u japë kompjuter-tablet falas gjysmë milionë nxënësve

Erdoğan: Turqia do t’u japë kompjuter-tablet falas gjysmë milionë nxënësve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha sot se edhe nxënësit e klasave të 2-ta, 3-ta, 4-ta, 8-ta dhe 12-ta do të fillojnë me mësimin me prezencë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Po fillojmë edukimin ballë për ballë në klasat e 2-ta, 3-ta, 4-ta, 8-ta dhe 12-ta në përputhje me rregullat e përcaktuara” për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), tha presidenti Erdoğan para përfaqësuesve të mediave pas takimit të Kabinetit në kompleksin presidencial në Ankara.

Erdoğan gjithashtu tha se duke filluar nga java tjetër, Turqia do të japë kompjutera-tablet falas për gjysmë milionë nxënës.

“Rreth 847.000 njerëz u mbështetën me rreth 4 miliardë lira Lira Turke (rreth 515,2 milionë dollarë) si kompensim i papunësisë” shkaku i pandemisë, tha gjithashtu Erdoğan.

Turqia sot raportoi 1.603 pacientë të tjerë me koronavirusin e ri dhe 1.320 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria turke e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka shkuar në 326.046, duke përfshirë 286.370 pacientë të shëruar.

Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 8.498, përfshirë 57 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Exit mobile version