Erdogan: Turqia është ylli në rritje i shekullit XXI

Ky vlerësim i shefit të Ankarasë zyrtare dhe njëherësh kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) erdhi gjatë fjalës së rastit në Mbledhjen e Asamblesë Konsultative Rajonale të AK Partisë në provincën Gaziantep.

Erdogani tha se Turqia vazhdon të tërheqë investime pavarësisht se investimet në botë janë në prag të ndaljes.

“Turqia është ylli në rritje i shekullit XXI. Me lejen e Allahut, askush nuk do të mund ta pengojë ngritjen dhe shkëlqimin e këtij kombi”, theksoi ai gjatë fjalës së rastit.

Udhëheqësi turk foli gjithashtu në lidhje me procesin e pandemisë COVID-19.

“Ne e kemi menaxhuar me sukses procesin e pandemisë me një model elastik dhe unik duke shfrytëzuar në mënyrën më efektive të mundshme kapacitetet që ofron infrastruktura jonë e fortë shëndetësore”, u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash. /trt