Erdoğan: Turqia ka arritur prag kritik duke realizuar një për qind të pjesës në eksportet botërore

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se vendi ka arritur një prag kritik me një për qind të eksporteve botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan iu drejtua pjesëmarrësve në sesionin e 28-të të rregullt të Asamblesë së Eksportuesve Turq dhe Ceremoninë e Çmimeve për eksportuesit më të mirë turq.

“Qëllimi ynë është që të rrisim numrin e eksportuesve tanë në 150.000 dhe më pas në 300.000”, tha Erdoğan.

Presidenti turk Erdoğan më tej zbuloi se vendi ka arritur nivelin më të lartë të eksportit në histori në baza mujore, gjashtëmujore dhe vjetore këtë vit.

“Eksporti ynë vjetor për herë të parë tejkaloi pragun prej 200 miliard dollarësh, kur më 17 shtator u regjistrua në 211 miliardë dollarë”, tha Erdoğan.

Erdoğan njoftoi gjithashtu së shpejti ndërtimin e një qendre të madhe panairi, në drejtimin e të cilit do të marrin pjesë edhe Asambleja e Eksportuesve Turq.

Duke njoftuar formimin e një fondi special për të stimuluar zhvillimin e eksporteve, Erdoğan tha se suksesi ekonomik i Turqisë nuk është një rastësi, por rezultat i një përpjekjeje dhe pune të madhe.

Erdoğan tha gjithashtu se eksportet e suksesshme janë bërë një burim motivimi kombëtar në Turqi.

“Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që na nevojitet për të zënë vendin që i përket Turqisë në sistemin e ri botëror, dhe pikërisht këtë unë do ta them qartë të martën në Amerikë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Erdoğan. /aa