Erdogan: Turqia ndjek një politikë të ekuilibruar në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po ndjek një politikë të ekuilibruar në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën.

Presidenti Erdogan u takua me të rinj nga qytete të ndryshme të vendit në kuadër të aktivitetit “Bisedime në Bibliotekë” të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare të Presidencës me rastin e 19 Majit – Dita Përkujtimore e Ataturkut dhe Festa e Rinisë dhe Sportit.

Pyetjes “Ju keni pasur një qëndrim parimor dhe të asnjanës gjatë luftës Rusi-Ukrainë. A ka pasur ndonjë presion, veçanërisht nga Rusia dhe Perëndimi, prej këtij qëndrimi? Nëse po, si e trajtoi Turqia?”, Erdogan iu përgjigj duke thënë: “Ne po ndjekim një politikë të ekuilibrua në lidhje me Rusinë dhe Ukrainën. Në këtë politikë, nuk mendoj të ndërpres lidhjet as me zotin (Presidenti rus Vladimir) Putin dhe as me (Presidentin ukrainas Vladimir) Zelenskiy. Unë vazhdoj diplomacinë time telefonike me zotin Putin dhe Zelenskiy. Unë kam dërguar përfaqësuesin tim special tek ata dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në periudhën e ardhshme. Sepse shpërthimi i një lufte të re botërore nuk ka asnjë dobi për rajonin tonë apo botën.”