Erdogan: Turqia shikon në të ardhmen e saj me shpresë falë forcës që merr nga rinia

Presidenti Recep Tayyip Erdogan vuri në dukje se popullsia e vendeve perëndimore ka filluar të plaket ndërsa shtoi se Turqia, me fuqinë që merr nga të rinjtë, shikon në të ardhmen e saj me shpresë.

Presidenti Erdogan i dërgoi një videomesazh Samitit të Sipërmarrësve të Turqisë të organizuar nga Fondacioni i Biznesmenëve Sipërmarrës (GİV) dhe Fondacioni i Rinisë Turke (TÜGVA) në Konya.

Pasi uroi që samiti të jetë i dobishëm për sipërmarrësit, ekonominë dhe Turqinë, Presidenti Erdogan tha: “I përgëzojë të gjithë sipërmarrësit tanë, të cilët u panë të denjë për Çmimin e Sipërmarrjes. Në samitin e sivjetmë që organizohet me temë nga ideja në iniciativë, dua të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në samit këtë vit me opinionet, vlerësimet, kursimet dhe prodhimet e tyre.”

Duke vënë në dukje se sipërmarrja është një tipar i qenësishëm i kombit, kreu i shtetit turk tha: “Ne e dimë se çdo pjesëtarë i kombit tonë mund të jetë shumë produktiv në sipërmarrje dhe inovacion kur ne ofrojmë infrastrukturën, edukimin dhe mundësitë e nevojshme.”

Erdogan nënvizoi se të gjithë, nga sektori publik tek ai privat, kanë një rol shumë të rëndësishëm në formësimin e vizionit të ri, të cilin e shpallën fillimisht me Revolucionin e Zhvillimit të Gjelbër, ndërsa vijoi me këto fjalë: ““Në këtë kontekst, ne kemi pritshmëri shumë të mëdha, sidomos nga të rinjtë tanë. Në një kohë kur popullsia e vendeve perëndimore po plaket dhe problemet e arsimit dhe infrastrukturës ende nuk janë zgjidhur në Lindje, Turqia qëndron në një vend ku e shikon të ardhmen e saj me shpresë, falë forcës që merr nga rinia. Çdo përvojë që kemi përjetuar, çdo fatkeqësi që kemi kaluar, përforcon vendosmërinë e kombit tonë për të arritur qëllimet e tij. Samiti i Sipërmarrësve të Turqisë i mbajtur në Konya, kryeqyteti i Selxhukasve, shtetit tonë të parë në Anadoll, do të na frymëzojë të gjithëve për të ndërtuar një Turqi të madhe dhe të fuqishme.” /trt